Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mori pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të SPAK.
Në fjalën e tij në ceremoni ai vlerësoi SPAK si institucionin që i dha fund pandëshkueshmërisë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin duke u kthyer në instutucion publik më të besuar.
Zyrtari i lartë amerikan theksoi se është e domosdoshme që prokurorët e SPAK të lejohen të vijojnë punën e tyre edhe pas mbarimit të mandatit duke rikandidauar, në mënyrë që rezultatet të jenë më të prekshme dhe të pandërprera.
“Arrestimet dhe procedimet tuaja të jashtëzakonshme bënë që ata të paprekshëm të flasin shumë, asnjë nuk është mbi ligjin. Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare, brenda 5 viteve të shkurtra SPAK është kthyer në institucionin publik më të besuar në Shqipëri. Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim te qytetarët e Shqipërisë. Për t’u siguruar që SPAK të vazhdojë pandërprerë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne besojmë se prokurorë e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë mund të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë”, tha Kasanof.