Policia e Tiranës këtë të hënë ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur një 26-vjeçare, duke e kërcënuar se do t’i publikonte në rrjetet sociale foto dhe video me përmbajtje intime.
Në kuadër të operacionit të koduar “Privatësia”, në pranga ka rënë shtetasi Hasan Loku, 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili ka kërcënuar 26-vjeçaren kundrejt dhënies së 100,000 euro.
“Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar: Hasan Loku, 37 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.



