Zyrha Korra 44 vjeç, eshte arrestuar sepse shantazhonte një 39-vjeçare në rrjete sociale për t’i marrë para.
Korra e kërcënonte 39-vjeçaren për shkak të dokumentacionit të parregullt greke që kjo e fundit kishte dhe e shantaznonte se do t’i digjte dokumentet nëse ajo nuk i jepte paratë e kërkuara.
Fillimisht 44-vjeçarja i ka marrë 5 mijë euro, ndërsa më vonë i ka kërkuar 50 mijë euro, por në këtë moment 39-vjeçarja e ka denoncuar në polici.
“Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja.
Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:
Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.