Shalqiri në Luksemburg 1.6 euro/kg, Braçe: Të rrojë karteli i grumbulluesve

Deputeti socialist Erion Braçe duket se me qëndrimet e tij vijon të luajë rolin e opozitës brenda mazhorancës.

Së fundi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka mbajtur qëndrim mbi çmimin e ulët të shitjes së shalqirit nga fermerët tek grumbulluesit.  Duke publikuar një foto ku shihet çmimi i shitjes së këtij produkti në Luksemburg, Brrace shkruan: “Drama per te cilen bërtas unë. Siper: Fushat me shalqi ne Buçukas/Tërbuf, në Divjakë.

Poshtë: Çmimi i shalqinit në Luksemburg, dje.

12.99 euro për një shalqi, dmth 1.6 euro për kilograme, fiks 193 leke për kilogramë.

Është e njëjta cilësi, në mos më e mirë! Këtu 7-8 lekë dhe në fushë që tregtaret ta çojnë çmimin edhe më poshtë. Atje e blejne që çke me të edhe me 193 leke ose 1.6 euro për kilograme. Të rrojë e fitojë karteli i grumbulluesve tanë”!

Të Fundit