Një video është bërë virale në rrjete sociale, pasi është momenti i fundit përpara zhdukjes në mënyrë misterioze të një 18-vjeçari.
Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në Bahamas, një destinacion mjaft popullor në pranverë, ku të rinjtë amerikanë zgjedhin të shkojnë aty për të festuar diplomimin.
Klipi i shkurtër është rrëqethës pasi është hera e fundit që u pa i gjallë 18-vjeçari Cameron Robbins. Robbins ishte duke festuar në një vark me shokët e tij, kur në një moment ai zgjedh të hidhet në ujërat e detit. Një shaka e pamatur që duket se rezultoi fatale për të.
Cameron shihet duke u përpjekur të notonte në ujin e errët, i veshur vetëm me rroba banje, përpara se të zhdukej. Në fillim shokët e tij e morën duke qeshuar guximin e të riut, por më pas ata nisin kërkimet të shqetësuar.
“Dil nga jeleku i shpëtimit”, dëgjohen të thonë të shqetësuar personat në varkë.
Edhe pse ka kaluar një javë nga zhdukja e të riut, nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Dyshohet se 18-vjeçari mund të jetë mbytur nga rrymat e ujërave në Bahamas.

– Advertisement –