Sezon i mbarë për shalqinin, fermerët të kënaqur me çmimet

Duket se këtë vit fermerët në Lushnjë, kanë mbetur të kënaqur me prodhimin dhe çmimin për kg të shalqinit.

Këtë vit ata e shesin kilogramin me 25 lekë, 5-fish më shtrenjtë se vitin e kaluar. Kjo varet edhe me qytete ose me zona të caktuara të vendit. Disa kanë mbjellë më pak me idenë se nuk do të kishte treg.

Fermerët e zonës se Imshtës në Lushnje janë specializuar ndër vite në mbjelljen e kulturës së shalqirit dhe pas Divjakës ata janë prodhuesit më të mëdhenj të kësaj kulture.

Ky është viti me çmimet më të larta për shalqirin dhe pjeprin dhe në tregun e Divjakës prodhuesit kanë nxjerrë për shitje mbi 10 ton shalqi vetëm në një ditë.

Çmimi i tyre varion nga 130 lekë për kg deri në 30 lekë . Sipas fermerëve ndonëse prodhimi është më i pakët për shkak të kushteve atmosferike të këtij viti, çmimi i lartë justifikon sasinë e munguar.

Për disa fermerë shqetësues është fakti i mungesës së faturave nga tregtarët. Ata thonë se kjo lë vend për abuzime me çmimin ku nuk e vendos prodhuesi sesa do ta shesë, por tregtari i cili rrit disa çmimin për konsumatorin.

Të Fundit