Sërish sherr në zyrë, polici bashkiak dhunon shefin e tij

Një tjetër sherr është regjistruar në Tiranë në ambientet e një zyre. Mësohet se dy punonjës policie bashkiakë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të policisë 34-vjeçari me inicialet E.S ka goditur shefin e tij në ambientet e punës.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin pas kallëzimit të ngjarjes nga shefi i tij. Ai akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e punës”, njofton policia.

 

Të Fundit