Një ditë pasi i dha vetes 1 rrogë shpërblim si kryetar i komisionit të TIMS, Ervin Salianji nuk u paraqit në seancën ndaj tij në Gjykatën e Apelit ku kundërshton dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Shkalla e Parë për “kallëzim të rreme” në çështjen “Babalja”.
Në sallë nuk ishte Jetmir Olldashi, ndërsa avokati i tij, Endrit Sefa, ka depozituar një kërkesë ku kërkon shtyrje për shkak të pamundësisë shëndetësore.
Avokati Ardian Visha, mbrojtës i Geron Xhafajt thotë se kjo është një mënyrë për të zvarritur çështjen.
Është një vijimësi e lojës së ping pongut të avokatëve të të pandehurve për të zvarritur dhe shtyrë këtë çështje. Gjykata duhet të gjejë një mënyrë që t’i jape fund kësaj loje dhe për t’i dhënë fund procesit, qoftë edhe me avokatë kryesisht”, tha ai.