Policia e Shkodrës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Alpe të pastra”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar rreth 27 mijë fidanë kanabis.
6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë në kubikë u zbuluan në territorin e fshatin Gruemirë-Çesme, Malësi e Madhe.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërit prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivim të këtyre fidanëve, konkretisht shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në fshatin Polvar, Malësi e Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.