Sekuestrohen 500 mijë € te exchange në Tiranë, do jepeshin për huadhënie me interes

Policia e Tiranës njofton se ka sekuestruar rreth 500 mijë euro në një subjekt këmbimi valutor në kryeqytet, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë pronaren e saj, 72-vjeçaren Ermira Korça.

Sipas hetimeve paraprake, në këtë subjekt depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me interes, jashtë sistemit bankar.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal, me synim dokumentimin e plotë të veprimtarisë dhe ndjekjen penale të përgjegjësve.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden Funds”.

Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit