Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi kanabis sativa dhe ka asgjësuar disa bimë narkotike në Lazarat ndërsa ka arrestuar personin që i posedonte.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. M..
Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.