13 kilogramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Malësi të Madhe ku në pranga ka rënë një 26-vjeçare ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.
Policia bën me dije se çifti kishte përhashtur një ambient në fshatin Bratosh, për tharjen e bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja V. V., 26 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi A. V., 29 vjeç.
“Nga kontrollet në ambientin në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje”-njofton policia.
Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit A. V.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.