Sekuestrimi i eurove të falsifikuara, policia jep detajet: Si ra në pranga zvicerania

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni i koduar “Lastra”, ku ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve. Burime zyrtare bene me dije detaje nga arrestimi i Jeniffer Collet, shtetase zvicerane.

NJOFTIMI I POLICISE

Pas arrestimit të shtetasit Z. N., ditën e djeshme, vihet në pranga një tjetër shtetase e huaj e përfshirë në aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, Policia ka gjetur lastra dhe produkte të tjera që shërbejne për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave dhe tentativës për t’i futur ato në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases:

– J. Ch., 39 vjeçe, lindur në Zvicër dhe banuese në Tiranë.

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, janë arrestuar shtetasit J. N., 53 vjeç dhe Z. N., 45 vjeç.

Shtetasja J. Ch., në bashkëpunim me këta dy shtetas, dyshohet se kanë tentuar të fusin në vendin tonë, rreth 1 milion euro të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj shtetaseje, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.