Seanca për Gërdecin, Mediu: Gjyqi po bëhet për opinion publik, jo për drejtësi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të larguar familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit nga procesi gjyqësor.

Gjyqtarja Irena Gjoka refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të përjashtuar palën e dëmtuar nga procesi, si edhe kërkesën për të marrë si provë dëshmitë e nëntë ushtarakëve amerikanë ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 11 nëntor.

Në reagimi ne tij Mediu e ka cilësuar procesin si një “gjyq publik” që, sipas tij, po ndikohet nga opinioni dhe jo nga ligji.

“Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim – për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin dhe jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar,” deklaroi Mediu.

Ai shtoi se nuk ka asgjë personale me familjarët e viktimave dhe se është i hapur për çdo pyetje nga ana e tyre, por nuk pranon që “në emër të tyre të bëhet politikë”.

“Nëse drejtësia do të donte të bënte drejtësi, ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Kjo që po ndodh, jemi përballë një fakti të një gjyqi popullor të organizuar politikisht që s’ka lidhje me akuzën për Ministrinë e Mbrojtjes.Edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Lartë, nuk ka asnjë qëndrim për këtë çështje as nga Prokuroria apo Gjykata. Që në fillim kemi kërkuar të shqyrtohet çështja e parashkrimit, por gjyqtarja tha se do ta shqyrtonim në fund. I veshi vetes autoritetin për ta vazhduar çështjen dhe shqyrtimin në themel. Çdo kërkesë e jona për të fituar të drejtën tonë në proces si palë e akuzuar është injoruar në mënyrë permanente – nuk ka asnjë kërkesë tonën që të jetë pranuar nga gjykata,” tha Mediu”, shtoi ai.

Të Fundit