Seanca paraprake, Ilir Meta tërhiqet nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Mbrojtja e Ilir Metës është tërhequr nga kërkesa për zëvendësim mase të sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë.

Avokati Kujtim Cakrani e bëri të ditur këtë fakt në seancën e sotme paraprake ku po zhvillohet debati i fundit gjyqësor mbi pretendimet e palëve para se togat e zeza ta kalojnë për gjykim ose jo dosjen e SPAK.

Mësohet se shkak për tërheqjen e kërkesës është bërë për mbrojtjen, një rekurs që është në pritje të shqyrtimit dhe vendimmarrjes në Gjykatën e Lartë.

Në GJKKO po vijon seanca paraprake ku SPAK dhe të pandehurit i kanë përfunduar parashtrimet e tyre, por po debatojnë mbi provat, dhe në fund, nuk përjashtohet mundësia që gjykata të shprehet sot nëse e kalon në gjykim dosjen, e kthen pas për plotësim aktesh ose e pushon çështjen.

Të Fundit