Seanca në GJKKO, ja gjoba që kërkon SPAK për Bardh Spahinë

Prokurorja Dorina Bejko ka dhënë konkluzionet përfundimtare për gjyqin ndaj Bardh Spahisë për veprën penale të pengimit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Prokuroria thotë se pavarësisht faktit se ka pasur vendim për pezullimin e vendimit që shkarkonte nga detyra Mark Mollën, Bardh Spahia ka anashkaluar këtë vendim. Dhe ka riemeruar një tjetër.

SPAK ka sekuestuar aktet ligjore dhe vendimarrjet nga Bashkia Shkodër, dhe nga dëshmitë ka rezultuar se janë kryer shkelje. Bardh Spahia rezulton e provuar se ka inicuar nje mbledhje të Asamblesë së Përgjitshme dhe ka marrë vendim për të mos riemëroj Mark Mollën.

Më 18 korrik 2022, u bë një tjetër mbledhje dhe Bardh Spahia ka liruar Mark Mollën dhe vendimi tjetër për të emëruar Arvit Bushatin në krye të Ujësjellës Kanalizimet. Seanca e radhës gjyqësore u caktua më 12 mars në orën 13:00.

Të Fundit