Një britanike, e cila nuk e dinte që ishte shtatzënë solli në jetë një fëmijë gjatë një ndeshjeje futbolli.
29-vjeçarja Charlotte Robinson tha për BBC se ardhja në jetë e djalit të saj, Henry, në Loëestoft, Suffolk ishte “çudia më e madhe e jetës” dhe prova se “mrekullitë ndodhin”.
Kryemamia Louise Jenkins tha se shtatzënitë e fshehta kur nëna s’e di që po pret një fëmijë, ndodh një në 2,500 raste.
Robinson tha se gjërat ishin krejt të zakonshme dhe ajo nuk kishte përjetuar asnjë simptomë.
Pasi ndeshja përfundoi, ajo shkoi në tualet dhe ndjeu një presion të madh. Më pas, mori të birin dhe u përpoq të kontaktonte familjarët.
“Ka shumë gra që nuk e kuptojnë që janë shtatzënë derisa lind fëmija”, tha Jenkins. Ajo shtoi se ka rrezik për shmangien e kujdesit para lindjes. “Zakonisht, pasi fëmija lind, kontrollohet mirë që të sigurohemi që është i shëndetshëm.”
Dita që Henry erdhi në jetë shënon edhe një ngjarje të rëndësishme për familjen pasi ndeshja i dedikohej dikujt që babai i fëmijës e quante “xhaxhai Huggy”. James Hutchinson ndërroi jetë në vitin 2023 nga tumori në tru dhe klubi po përpiqej të mblidhte para për kopshtin e tij përkujtimor.
Çifti i vendosi emrin Henry James fëmijës në kujtim të tij.