Jemi ndalur në Maminas me zonjën Flora Hidri, e cila tregon, se në vitin 2019 bashkshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon, se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi, se i ndjeri nuk ishte cregjistruar. Mendohej, që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.Ne u ndalëm në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës, refuzoi të jepte informacion, duke thënë, se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.Ne siguruam prokurat e paraqituara dhe ua vumë përballë notereve, që kishin firmosur, por të dyja ato thanë, se prokurat ishin të falsifikuara.Rama në gjurmët e 68 vjecarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërheq pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri.Zhegu tha, se e ka marrë pensionin dhe ia ka dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.
