Sazan Guri kërkon para nga shteti për rregullimin e shtëpisë: Të paktën më paguani për punën si hamall…

Sazan Guri, që në zgjedhjet e 11 majit është në koalicionin e madh të Sali Berishës, “Shqipëria madhështore”, është duke rregulluar shtëpinë në Berat.

Për këtë arsye, ka kërkuar fonde nga shteti, pasi thotë se shtëpia e tij është muze.

Në mos për shtëpinë, ai thotë të paktën ta paguanin si hamall, pasi pajisjet e shtëpisë po i ngjit vetë me krahë.

“E dija qe keshtu do perfundoja: o sorist, o aktivist, o patronazhist o hamall se iu luta ministres se Kultures per bonusin e Uneskos qe me takonte si shtepi muze, te pakten per punen hamall se Mangalemi nuk eshte si Gjinokastra, ka pjerresi e lartesi”, shkruan ai.

Më herët Guri ishte ankuar se nuk gjente dot gomerë për të transportuar materialet e ndërtimit, tek shtëpia që po bën, pasi makina nuk shkon dot atje.

Ndaj dhe po i mban vetë!

 

Të Fundit