Sardenjë/Vajza  lind “me këmishë” 7 sekonda pas mesnate, shihet si ogur i mirë

Fëmija i parë i lindur në vitin 2022 në spitalin San Martino në Oristano të Sardenjës, Alba Irene, erdhi në botë “me këmishë” shtatë sekonda pas mesnate. Siç raportohet nga faqet lokale, vajza e vogël ishte ende e mbështjellë brenda qeskës amniotike, detaj nga i cili buron motoja e njohur “të lindësh me këmishë” për të treguar njerëz që, në një farë mënyre, janë puthur nga fati. Një fakt që shihet si ogur për vitin e ri.

Foshnja  ka lindur me lindje natyrale dhe peshonte 2 kilogramë e 730 gram. Për prindërit është vajza e dytë. “Ishte një lindje veçanërisht e qetë dhe e suportuar shumë mirë nga nëna. Lindja me këmishë e Albës, fëmijës së parë të lindur në vit, është një shenjë shprese për të ardhmen e pavijonit tonë dhe të vetë spitalit”, deklaroi  ​​Francesca Campus, shefe e departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë në San Martino./Opinion.al

Të Fundit