Një makinë ka marrë flakë në aksin rrugor Viron-Sarandë. Sipas policisë, shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Automjeti i marrë me qira drejtohej nga një spanjoll i cili po udhëtonte bashkë me familjen e tij. Fatmirësisht ata s’kanë pësuar lëndime dhe janë shoqëruar për në qytetin e Sarandës.
“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia.