Sarandë/ Hidhet në det nga trampolina, plagoset rëndë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në Sarandë, pasi është hedhur nga trampolina në det. Sipas informacioneve, i dëmtuari është Endri Mera 28-vjeç nga Tepelena.

I riu është paraqitur me frakturë të rruazave të qafës në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës.

Ai ka marrë ndihmën e parë dhe pritet ardhja e helikopterit për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të Fundit