Santorini nuk gjen qetësi, shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve të vazhdueshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile e Greqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në bashkinë e Thirës për shkak të tërmeteve të vazhdueshme që janë regjistruar mes Santorinit dhe Amorgos.

Sipas vendimit, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është bërë për të trajtuar nevojat emergjente dhe për të menaxhuar pasojat e aktivitetit sizmik që ka prekur zonën. Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi për një periudhë prej një muaji.

Të Fundit