Samiti i BE në Tiranë, Michel: Ditë historike, problem mbetet çështja e emigracionit

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Ne shkruajmë historinë sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë liderët e BE dhe Ballkani Perëndimor janë në të njëjtën tryezë. Kjo mbledhje është deklarata që shoqërojnë punimet tuaja. Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë naë rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Europë. Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim”, tha ai.

Michel foli edhe për çështjen e emigracionit dhe tha se kjo është një temë sfiduese, por shtoi se është bërë progress.

“Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe me rritjen e shifrave. Ky bashkëpunim me BP është thelbësor. Patëm mundësi që të shënonim një lloj progresi për të harmonizuar politikën e vizave. Do të duhet të bëjmë progres të mëtejeshme për të normalizuar më tej këtë situatë”

 

Të Fundit