Ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale imazhe të sallës së re VIP në aeroportin “Nënë Tereza”, kryeministri Rama bën të ditur se kërkohen gjithashtu të punësohen të rinj, me paga që nisin në vlerën e 60 mijë lekëve të reja.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan Rama.