Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.
“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!
Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.




