Salianji: Synojmë ta bëjmë PD-në fituese, në datë 22 dhjetor të derdhemi në shesh

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit dhe strukturat e degës së PD gjatë një takimi politik.

Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se qëllimi i kësaj lëvizjeje është rikthimi i Partisë Demokratike si forcë fituese.

“Shumë pyesin se çfarë duam ne me këtë lëvizje? Ne duam që PD të jetë fituese”, deklaroi ai.

Salianji ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, duke theksuar se sipas tij çdo ditë po dalin në dritë afera të reja.

“Sot Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Salianji u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 22 dhjetor.

“Në 22 dhjetor e gjithë energjia e kësaj salle dhe sallave në të gjithë Shqipërinë duhet të përplaset në muret e Kryeministrisë”, deklaroi Salianji.

Të Fundit