Salianji përfundon shërbimin e provës: U burgosa për shkak të bindjeve politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka përfunduar shërbimin e provës pasi u lirua me kusht disa muaj më parë.

Në një deklaratë për mediat Salianji e cilësoi dënimin e tij tërësisht politik ndërsa paralajmëroi se do ta çonte çështjen e tij në Strasburg.

“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinë dhe kontrollet e grupeve të krimit dhe përfshirjen e personave në funksione më të larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore”, tha Salianji.

Të Fundit