Para nisjes së takimit me strukturat e Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji theksoi rëndësinë që politikanët demokratë të jenë sa më pranë qytetarëve dhe të kontribuojnë në fuqizimin e partisë.
“Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve, por sidomos ata të PD, të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen,” u shpreh Salianji para takimit.
Ai shtoi se është i gatshëm të jetë pjesë e çdo diskutimi me demokratët, kudo ku kërkohet, për të kontribuar në procesin e reformimit të partisë.
“Unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD,” deklaroi ai.



