Deputeti Ervin Salianji ka reaguar sërish, këtë herë nga kabina telefonike e burgut, duke ia transmetuar avokatit të tij.
Salianji i është përgjigjur deklaratave të Niko Peleshit, duke akuzuar drejtësinë si të kapur nga qeveria. Salianji thotë se historia njeh vendime të tilla të padrejta si në rastin e Mandelës, Martin Luter Kingut dhe Gandit.
“Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë“