Salianji i përgjigjet Berishës: Kërkoj garë të hapur dhe votë të lirë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat këtë të hënë.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji kritikon Berishën, duke theksuar se në mungesë të votës dhe gare reale brenda partisë, shpallën “të vetëpërjashtuar” ndërsa kishte një kërkesë ndaj kreut të PD-së.

“Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë”, shkruan Salianji.

Ai nënvizon se Partia Demokratike nuk mund të funksionojë si një “klub privat”, por si një forcë politike që respekton rregullat dhe votën e anëtarëve.

“Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall ‘të vetëpërjashtuar’. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara. Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen sipas humorit të një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën”, shkruan Salianji.

Të Fundit