Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici, ka dorëzuar kërkesën e tij të dytë për lirim me kusht në Gjykatën e Elbasanit, pas refuzimit të kërkesës së parë.

Gjici, i dënuar për përfshirje në një aferë seksuale në zyrë me Alma K., e cila gjithashtu është dënuar nga Apeli i GJKKO me formë të prerë, kërkon që të lirohet nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore.

Në datën 24 qershor 2023, Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke i rritur dënimin Gjicit në 4 vite e 6 muaj burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, pas një hetimi që kishte zbuluar veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”.

Gjici ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj tij ishte ulur në 3 vite burg, nga të cilat ka mbetur më pak se një vit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ka kërkuar që të lirohet me kusht.

Të Fundit