Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel nëntokësor kontrabande në kufirin Kaliforni-Meksikë i cili arrin gjatësinë e një fushe futbolli dhe përmban mure të përforcuar, energji elektrike, ventilim dhe një sistem hekurudhor.
Hetuesit zbuluan tunelin, i cili çoi në një magazinë industriale në tokën amerikane javën e kaluar.
Tuneli ndodhet rreth gjysmë milje (0.8 km) nga vendkalimi kufitar Otay Mesa midis Tijuana dhe San Diego, në një zonë ku në dy dekadat e fundit janë zbuluar një sërë tunelesh të ngjashme.
Agjentët sekuestruan 799 kg kokainë, 75 kg meth (methamphetamine) dhe 3.5 kg heroinë.
Gjashtë persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës.
Autoritetet kanë gjetur rreth 15 tunele të sosiftikuara në kufirin e Kalifornisë me Meksikën që nga viti 2006, raporton The Guardian.
Kalimet ndërkufitare datojnë në fillim të viteve 1990 dhe janë përdorur kryesisht për të kontrabanduar ngarkesa shumë-tonëshe marijuanë. Administrata e SHBA për Zbatimin e Drogës tha në vitin 2020 se ato u gjetën përgjithësisht në Kaliforni dhe Arizona dhe të lidhura me kartelin Sinaloa të Meksikës.
Sipas ligjit federal, autoritetet amerikane duhet të mbushin anën amerikane të tuneleve me beton pasi ato të zbulohen.