Deputeti socialist, Erion Braçe ka ngritur shqetëson për problematikat infrastrukturore. Në Facebook Braçe ka ndarë një video kur tregon gjendjen e rrugës në Selitë, e cila është me gropa.
Ai thekson se situata bëhet edhe më shqetësuese në orarin e pikut të trafikut pasi shkaktojnë radhë kilometrike, ndërsa rithekson se Bashkia duhet të bëjë punën e saj.
Reagimi në Facebook:
Tirana/5sa
Në #territor, si deputet i 5-sës
Tre javë më pas, gropa në rrugën nga Ura e Ish-NSHRAK-ut për në Selitë, është këtu dhe më e madhe!
Ore, e bëni për inat se e pashë unë apo çfarë?
Hajdeni e mbylleni gropën e çdo gropë këtu, në rrugën në anë, se e keni punë, puuuunëëëëë!



