Pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, banorët e zonës janë ngritur ditën e sotme në protestë.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë që ta anuloj këtë vendim, pasi i ka penalizuar në veprimtaritë e përditshme, duke përmendur se për të dërguar fëmijët në shkollë, duhet të bëjnë dy orë rrugë, si dhe e kanë të pamundur aksesimin e varrezave.
“Nëse vdes një person, ne duhet të bëjmë tre orë rrugë për ta dërguar në varreza”, shprehet banori.
“Kemi mësuar se rruga e Rinasit do bëhet me një sens, dje e kanë bërë me një sens, pa marrë parasysh familjet në Rinas, na kanë penguar për të çuar fëmijët në shkollë, duhet të bëjmë dy orë rrugë për ti çuar dhe për të marr, nuk shkojmë dot në tokat tona, një orë rreth e rreth për të bërë një vaksinë gjyshes. Këtu kemi rrugën e varrezave, për të çuar një të vdekur në varreza duhet ta bëjmë tre orë rrugën”, shprehet një prej banorëve.