Jemi ndalur në Rroskovec për një problem të mësueses Valbona Cjapi. Ajo ka hedhur në gjyq drejtorin e shkollës, ku punon, pasi është ndjerë e fyer në një mbledhje me mësuesit. Për shkak të pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, ka njoftuar drejtorin, por nëndrejtoresha e njofton, se i janë mbajtur ditët e punës nga paga, për cdo herë, që kishte qenë në seancë. Në ZVA Rroskovec i kanë thënë, se ato ditë quhen të paarsyetuara, pasi nuk ka marrë leje, apo të ketë paraqitur raport mjekësor. Nga ana tjetër, në ditën e fundit të shkollës Valbona ka marrë vlerësimin nga drejtori i shkollës, dhe në hapësirën e mungesave pa arsye, nuk ka asnjë të tillë.I pyetur nga gazetarja e Stop, nëse ai ka mbajtur pagën edhe vetes, drejtori i shkollës, thotë, se ai ka munguar vetëm 20 minuta, për të cilat ka marrë leje në ZVA.Në zyrën arsimore nuk japin asnjë shpjegim për këtë shkelje flagrante.Gazetarja e “Stop” i drejtohet
Drejtorisë Arsimore Fier për problemin e mësueses së Rroskovecit Valbona Cjapi, por drejtoresha nuk denjon të përgjigjet. Avokati Kondi Ilia shpjegon, se ka një nen në kodin e punës, që njeh ditët, kur mungon në institucion, për arsye të një detyrimi ligjor. Ndërsa eksperti i arsimit, Ndricim Mehmeti, shpjegon, se lënia bosh e mungesave pa arsye të Valbonës është bërë me qëllim, që ajo mos të ketë mundësi t’u drejtohet organeve më lart. Por akti i drejtorit, sipas Mehmetit, është hakmarrje e pastër.