Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon të rregullojë më rreptë rrjetet sociale. Projekti për të ashtuquajturin ligji i disinformimit duhet të kalojë në fillim të tetorit në parlament.
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë pas pushimeve të verës, në krye të rendit të ditës qendron „projektligji për luftën ndaj përhapjes së informacioneve të rreme në rrjetet sociale”. Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.
Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023. Pas reagimeve të ashpra ndaj projektligjit partia AKP në qeverisje mori në konsideratë zbutjen e dënimeve të ashpra të parashikuara, ndaj të cilave vazhdon të insistojë partia ultranacionaliste në koalicionin qeverisës MHP.