Kryeministri, Edi Rama bën me dije se ndërkohë që ka rritje të eksporteve bujqësore, deri më tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thotë se fermerët me kartën e naftës janë pajisur me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook