Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka bërë që Autoriteti i konkurrencës të nisë hetimet.

Kreu i këtij institucioni, Denar Biba, ka bërë me dije se tregu prej një jave është nën monitorim. Sipas tij rritja e çmimit mund të jetë një indicie e një marrëveshje të ndaluar por mund të jetë e ndikuar edhe nga tregjet e jashtme prandaj Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë hetimet për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë.

“Çmimet janë të rëndësishme. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona”, tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

Të Fundit