Qytetarët shqiptarë do të protestojnë sërish ditën e sotme, përballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve.
Në orën 17:00 ato do të jenë të grumbulluar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku ishin pesë ditë më parë. Protesta e sotme u paralajmërua më 6 tetor, nga avokati Adritik Lapaj në mes të qytetarëve që ishin mbledhur për protestë
Mbrëmjen e djeshme, Adriatik Lapaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka paralajmëruar protestën e radhës për rritjet e çmimeve.
Ai bën të ditur se qeveria ka plotësuar një ndër kërkesat e tyre, atë të mos rritjes së çmimit të energjisë mirëpo sipas tij nuk është e plotë.
Adriatik Lapaj dhe qytetarët kërkojnë masa dhe për energjinë, biznesin e mesëm dhe të madh, si dhe ndërhyrje në TVSH me taks qarkullimi të përkohshme deri në momentin e stabilizimit të çmimeve në bursë.
Postimi i plotë:
Nesër në orën 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë.Nisi me 3 kërkesa. Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Një arritje e qytetarëve, por jo e plotë.Duhen masa dhe për energjinë për biznesin e mesëm dhe të madh pasi produktet e tyre do të reflektojnë rritje çmimi.
Duhet zgjidhje për çmimin e ushqimeve të shportës dhe karburantit dhe konkretisht me ndërhyrje në TVSH dhe taks qarkullimi qoftë dhe përkohësisht sa të stabilizohen çmimet në bursë.Italia, Greqia dhe mbarë vendet afër nesh TVSH-në e ushqimeve të shportës e kanë nga 4 deri në 13%, ne e kemi 20%.Unë e di që këtu e liga i vë bisht dhe bishtit.
Jam i gatshëm edhe për baltëhedhjen. Papritur shumë do më nxijnë. Kjo është kosto e të përballurit.Gjithësesi unë jam dhe do jem sa të kem frymë i PASHANTAZHUESHËM. Bujrum në betejë!Nesër në 17.00 paraKryeministrisë qoftë dhe TEK PULLË. Ndoshta aty do jemi mijëra TEK PULLË.
KËRKESAT E PLOTA TË QYTETARËVE:
–Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.
-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogla dhe familjet.
Heqjen e taksës së qarkullimit në naftë
-Heqjen e akcizës së gazit
Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?
E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimet e mëvonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjoheshin’.
Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten për krizën energjetike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.
Rama tha se kjo krizë do të prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.