Rritet sërish çmimi/ Mblidhet Bordi i Transparencës, nafta pritet të shkojë mbi 220 lekë! Do të hyjë në fuqi ulja e akcizës me 20%

Bordi i Transparencës është mbledhur për të përcaktuar çmimet e reja të naftës, e cila pritet të shtrenjtohet në mbi 220 lekë për litër, çka do të aktivizonte automatikisht uljen e akcizës me 20% ose me 8 lekë.

Që prej datës 28 mars një litër naftë shitet 218 lekë, ndërsa benzina me 181 lekë/litri. Çmimi i naftës pritet të shkojë 230 lekë/litër.

Në bursën e Londrës, Brentatë një fuçi naftë e papërpunuar po tregtohet mesatarisht për 110 dollarë/fuçi ,ndërsa në bursën Platts të Mesdheut nafta e përpunuar kushton 1.420 dollarë për fuçi.

Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë dhe pritet që të shkojë përtej kufirit të 230 lekëve, që automatikisht aktivizon uljen me 20% të akcizës së naftës, sipas vendimit të qeverisë

Akciza sot pa TVSH është 39.4 lekë dhe efekti i kësaj uljeje pritet të jetë vetëm rreth 8 lekë pa TVSH dhe 9.5 lekë, përfshirë

TVSH-në, duke mos arritur të amortizojë as rritjen e ditës së fundit të naftës në Bursa.

Të Fundit