Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lajmëroi pak më parë se numri i të infektuarve ka arritur në 20 perosona.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti dhe stafi i tij i janë nështruar testit për COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se testi është bërë pasi që kryeministri dhe stafi i tij kanë takime të shpeshta me delegacione vendore e ndërkombëtare në funksion të detyrave zyrtare, prandaj edhe u është rekomanduar të bëjnë analizat në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Pas analizave, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit kanë rezultuar negative.