Rritet numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, arrin 22 mijë

Interesi i shtetasve te huaj per te jetuar dhe punuar ne Shqiperi eshte rritur gjate viteve te fundit. Shifrat tregojne se numri i tyre ka arritur ne 22 mije ne fund te vitit te kaluar.

Në vitin 2020, në Shqipëri jetonin 13 600 të huaj. Në vitin 2024, numri i tyre arriti në 22 000. Numrat flasin për një rritje progresive të shtetasve që kanë marrë leje qëndrimi në vendin tonë.

Statistikat tregojnë se 62% e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38%, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, cka tregon se është puna ajo që i afron këta individë me vendin tonë.

Evropa si kontinent, zë pjesën më të madhe me 66% ose rreth 14 mijë shtetas, e pas saj është Azia me 20 % të banorëve që kanë arhdur këtu.

Në sistemin që regjistron gjendja civile, shtetasit nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Punësimi është arsyeja kryesore, 54 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga bashkimi familjar me 24%.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024 u identifikuan edhe 1540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë.

Të Fundit