Rritet çmimi i energjisë elektrike në stacionet e karikimit të makinave

Karikimi i makinave elektrike do të jetë më i shtrenjtë duke nisur nga muaji ardhshëm. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një çmim të ri dhe të diferencuar për energjinë elektrike e cila është instaluar në stacionet që furnizojnë me energji mjetet elektrike.

Sipas vendimit, që hyn në fuqi më 1 nëntor, çmimi i shitjes së energjisë do të ketë një tarifë normale 22 lekë për kWh, dhe tarifë 25.3 lekë kWh në orar piku gjatë pasdites pas orës 18:00 deri në 23:00.

ERE argumenton se stacionet e karikimit kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e konsumit të përgjithshëm të energjisë dhe kanë krijuar shkaktuar kosto shtesë të disbalancave në rrjetin elektrik, për shkak të përhapjes së shpejtë të automjeteve elektrike dhe pikave të tyre të karikimit.

Këto çmime të reja do të reflektojnë edhe në çmimin final që paguajnë drejtuesit e automjeteve elektrike në pikat publike.

Të Fundit