Të dhënat e Eurostat tregojnë se për muajin gusht, çmimi u bukës u rrit me 18 për qind, duke udhëhequr rritjen në kategorinë e ushqimeve, që në total u rrit me 10.6 për qind.
Për krahasim, të dhënat e INSTAT për kategorinë e ushqimeve në Shqipëri për muajin gusht treguan një rritje me 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Megjithatë, çmimi i bukës në Shqipëri nuk ka pasur të njëjtën rritje si në Bashkimin Europian në muajin gusht edhe për shkak të arsyeve të ndryshme.
Rritja në Shqipëri u regjistrua në fillim të luftës në Ukrainë, kur rrezikohej zinxhiri i furnizimit me grurë dhe miell. Në Bashkimin Europian nuk ka problem furnizimi me lëndët e para, por rritja është efekt i drejtpërdrejt i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.