Të punësuarit pa një marrëveshje pune është një nga format e informalitetit që po vjen në rritje në Shqipëri. Sipas Inspektoratit të Punës në vitin 2022 në privat dhe shtet janë evidentuar 2 946 punëmarrës pa kontratë. Në krahasim me 2021-shin shifrat janë në rritje.
Për ekspertët e punësimit kjo shkelje bën që punonjësit të jenë të pasigurtë në vendin e punës.
“Kontrata e punës është ligjërimi i marrëdhënies së punës, lidhet fort me sigurinë e një punëmarrësi, pastaj për të shkuar në aspekte të tjera, duke nisur nga paga, pushimet vjetore, pagesa e orarit shtesë”, tha Emin Shini, ekspert punësimi.
Numri më i madh i punëmarrësve pa kontrata pune rezulton në aktivitetet Financë dhe Shërbime të sigurimeve, pasuar nga Tregti Hotel-Bar-Restorante dhe ndërtim.
Ky shqetësim vihet re më së shumti tek ata që bëjnë punë sezonale.
“Jemi në një epokë kur ka realisht probleme me stafin, dhe kjo duhet patjetër të bëjë edhe kompanitë të reflektojnë”.
Shkodra, Gjirokastra dhe Korça kanë përqindjet më të larta të punëmarrësve pa kontrata pune.