Rrëzohet mbikalimi në Shkodër, s’ka të dëmtuar

SHKODËR– Pak çaste më parë është rrëzuar mbikalimi në zonën e Bahçallëkut në Shkodër. Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa pritet grupi hetimor për të dhënë detaje rreth këtij rasti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

Të Fundit