Rrëzimi i avionit Air India, i mbijetuari i vetëm: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

I mbijetuari i vetëm i rrëzimit të aeroplanit të Air India që vrau 241 persona ka përshkruar emocionet e tij të përziera kur mori vesh se ai ishte i vetmi që arriti të mbijetonte. Vishwas Kumar Ramesh nga njëra anë, e përshkruan mbijetesën e tij si një mrekulli dhe nga ana tjetër shtoi se vdekja e vëllait të tij në të njëjtin aksident i mori të gjithë lumturinë.

Gati katër muaj pas tragjedisë, 39-vjeçari thotë se incidenti e ka lënë me kujtime të vazhdueshme në të kaluarën. Ai theksoi se me vdekjen e vëllait familja e tij ka humbur gjithçka.

“Humba gjithçka, lumturinë time. Zoti më dha jetën, por ai ma mori gjithë lumturinë mua dhe familjes sime. Ai e shkatërroi plotësisht familjen time… është shumë e vështirë për mua dhe familjen time”, tha ai.

Aeroplani Boeing 787 Dreamliner me destinacion Londrën u përplas në një shkollë mjekësore menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit më 12 qershor, duke vrarë të gjithë personat në bord përveç 39-vjeçarit.

Rreth 169 pasagjerë indianë dhe 52 shtetas britanikë vdiqën. 19 persona të tjerë në tokë vdiqën gjithashtu dhe 67 u plagosën rëndë.

Një raport paraprak mbi incidentin nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Indisë zbuloi se të dy furnizuesit e karburantit të aeroplanit u mbyllën menjëherë pas ngritjes, duke ndërprerë furnizimin me karburant të motorit.

Të Fundit