Rreziku nga aksidentet/ Durrësi nismë për ndalimin e monopatinave në zonat e populluara

Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë nismën për ndalimin e monopatinave në disa shëtitore dhe sheshe publike.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka deklaruar se ky vendim vjen me qëllimin që të garantohet siguria e qytetarëve dhe pushuesve, veçanërisht në zonat e shëtitjes ku ka qarkullim të lartë këmbësorësh.

Për këtë arsye, Bashki Durrës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në disa shëtitore, te plazhi, “Taulantia”, “Liria“, te Shkëmbi i Kavajës, Vala Park, te sheshi “Moikom Zeqo” në hyrje të Durrësit si dhe në shëtitoren në bregdet, Ishëm.

Në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë Bashkiake kanë nisur menjëherë kontrollet dhe marrjen e masave në terren duke kryer veprimet përkatëse aty ku janë konstatuar shkelje.

Bashkia Durrës dhe strukturat përkatëse u bëjnë apel qytetarëve dhe vizitorët të tregojnë bashkëpunim dhe ndërgjegjësim për respektimin e rregullave, në funksion të një qyteti më të sigurt për të gjithë.

Të Fundit