Kur “Stop” trajtoi rastin e të voglit Noel Torollari, jeta e tij numërohej me orë e minuta.E ëma, Erta shprehej, se e tmerronte ideja, që mund të zgjohej një ditë pa engjëllin e saj në krahë.3-vjeçari kishte pësuar trombozë në venën e gjakut të mëlçisë dhe kishte nevojë të menjëhershme për transplantin e mëlçisë. Ndërhyrja u bë dhe kushtoi 70.000 euro. Ajo u mundësua falë nismës së “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”.
